Sport

Shpërthen Bonucci, dorëzon shiritin e kapitenit

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 23 October 2017

Leonardo Bunucci është duke kaluar momente shumë të vështira që prej transferimit në Milan nga Juventus.

Qendërmbrojtësi italian, Leonardo Bonucci u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Genoas, e cila në fund përfundoi baras 0:0.

Pikërisht Bonucci akuzohet se është fajtori kryesor për dështimin e Milanit në fillim të këtij sezon, ku pas nëntë xhirove renditet në vendin e 11 me 4 fitore, katër humbje dhe një barazim.

-Advertisement-

Pas ndeshjes Bonucci ka dorëzuar shiritin e kapitenit, si shenjë proteste.

“Nëse jam unë problemi, shiritin e keni këtu. Merreni dhe jepjani atij”, mësohet të ketë thënë Bonucci, duke propozuar që kapiten të jetë sërish Rikardo Montolivo.

Por, një propozim i tillë është refuzuar nga skuadra dhe të gjithë kanë shprehur besim te mbrojtësi italian.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy