Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Velipojë, ka të lënduar (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 28 July 2017

Tre persona dyshohet se janë plagosur pasi një bombol gazi ka shpërthyer.

Ngjarja ka ndodhur në një restorant në kompleksin “Fishta”, në Velipojë.

Qytetarët bëjnë me dije për JOQ.al se fillimisht dëgjuan një zhurmë të madhe dhe më pas panë flakët e zjarrit që u përhapën sa hap e mbyll sytë. Duke qenë se zjarri ka rënë në një restorant, dyshohet që brenda të ketë ende persona të tjerë, të cilët ndoshta janë asfiksuar.

-Advertisement-

Deri më tani dy prej të plagosurve janë dërguar me urgjencë në spital. Një person i shtrirë në tokë duket në një nga videot e dërguara pranë JOQ.al, ndërsa nuk dihet gjendja e tij. Ai është i djegur në pjesë të ndryshme të trupit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera