Sport

“Shpërthen” Batatina, kritika të ashpëra pas humbjes nga Flamurtari

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 03 March 2018

Skuadra e Llapit ka pësuar humbje nga Flamurtari në takimin e javës së 21-të në Superligën e Kosovës, shkruan infokusi.

Kryetrajneri i Llapit Tahir Batatina,nuk është ndarë aspak i kënaqur me ndarjen e drejtësisë në këtë takim.

“Nuk kam se çfarë të flas për futboll. Nuk e di se si mund të luhet në këtë fushë, e cila jep një mesazh të keq për ndeshjet e Superligës. Është gjynah që ti fusësh futbollistët në këtë teren, ndërsa për Flamurtarin duket se jo, pasi ka insistuar me çdo kusht që të zhvillohet kjo ndeshje”, deklaroi Batatina për Super Sport Kosovën.

-Advertisement-

Tekniku llapjan gjithashtu kritikoi edhe ndarjen e drejtësisë në këtë ndeshjes, sipas të cilit nuk ishte në nivelin e duhur.

“Pas golit të realizuar nga Llapi është vërejtur se gjyqtarët ishin në anën e Flamurtarit duke akorduar faula afër zonës tonë. Më mirë do ishte që t’ia lëshojmë lojën Flamurtarit për të mbetur në ligë se sa të ballafaqohemi me referim të tillë”, ka thënë Batatina.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera