Sport

Shpërblehet Milot Rashica

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 13 March 2018

Milot Rashica është “shpërblyer” pas golit të tij të parë që e realizoi mbrëmë me fanellën e klubit të ri Werder Bremen.

Rashica mbrëmë realizoi golin e tij të parë me Werderin, përballë Kolnit në fitoren prej 3:1 të ekipit të tij.

Ylli i Kosovës, që e startoi vetëm ndeshjen e tij të dytë me ekipin gjerman, gjeti golin në prani të tifozëve të Werder Bremen, derisa ishte ndër më të mirët e ekipit në këtë ndeshje.

-Advertisement-

Mesfushori 21-vjeçar, për golin dhe paraqitjen e tij, është shpërblyer nga “Transfermarkt” duke u përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Bundesligë.

Në 11-shen më të mirë të xhiros së 26-të, Rashica është përkrah yjeve si Franck Ribery e Robert Lewandowski.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera