Ekonomi

Shpendi blenë 5300 € topa

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 11 July 2017

Komuna e Prishtinës, e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, ka shpallur kompaninë fituese për furnizim të shkollave me topa.

Këtë tender Komuna më e madhe në vend ia ka dhënë kompanisë “Blendi”, e cila ka ofertuar me një çmim prej rreth 5300 euro, raporton portali “Infokusi.com”.

Megjithatë, në njoftimin për dhënie të kontratës nuk jepen shumë detaje për kompaninë fituese, përkatësisht kush është personi kontaktues e as sa topa i ka blerë Komuna e Prishtinës me këtë çmim.

-Advertisement-

Bëhet e ditur se në tender kanë ofertuar 8 kompani, përderisa është zgjedhur oferta e kompanisë “Blendi”. /INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera