Lajme

Shpend Ahmetit po i dështojnë projektet kapitale

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 24 September 2018

Komuna e Prishtinës ia kishte dedikuar mbi 7.5 milionë euro të buxhetit Drejtorisë më të rëndësishme të saj – Investimeve kapitale, por kjo e fundit përgjatë muajve të deritashëm të këtij viti ka dështuar ta kryente implementimin e projekteve që i janë besuar për këtë vit.

Drejtoria e Investimeve Kapitale, deri në shtator kishte shpenzuar vetëm 11 për qind të buxhetit të përgjithshëm vjetor të saj.

Nga 12 projekte të mëdha kapitale, që ishin planifikuar të implementoheshin sivjet në kryeqytet, investime janë bërë në vetëm katër prej tyre pjesërisht.

-Advertisement-

Kështu, rezulton se vetëm 821 mijë euro janë shpenzuar gjithsej, deri në muajin shtator, nga buxheti i arkës prej 7 milionë e gjysmë eurosh që i kishte kjo drejtori, vetëm për projekte kapitale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera