Lajme

Shpend Ahmeti vazhdon të ankohet, s’pati fuqi ta marrë nën manaxhim Pallatin e Rinisë

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 27 August 2017

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se janë bërë dy vite prej kur të gjitha partitë në Kuvendin Komunal votuan për të marrë nën pronësi Pallatin e Rinisë, por ende nuk vendim i tillë nuk është zbatuar nga Qeveria e Kosovës.

Ka thënë se s’kanë marrë asnjë përgjigje prej nivelit Qendror.

“Tashmë u bënë gati dy vite që kur me vendim unanim të Kuvendit Komunal kërkuam nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës që Pallatin e Rinisë ta kalojmë në pronësi të Komunës në mënyrë që të investojme dhe ta renovojmë. Do ti merrnim edhe obligimet e kësaj ndërmarrje. Deri më sot asnjë përgjigje e asnjë letër. Pos asaj që FBK mori nga FIBA për mungesë të ulesve në sallë”, ka shkruar Ahmeti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera