Lajme

Shpend Ahmeti për videon tek “Faik Konica”: Rasti ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës, ka qenë ditë e shtune

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 16 May 2021

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas raportimeve se një nxënëse e klasës së parë në shkollën ‘Faik Konica’ në Prishtinë, është sulmuar seksualisht.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook thotë se rasti ka ndodh më 24 prill, dhe ka qenë ditë e shtunë dhe jashtë ambienteve të shkollës.

Ai shton se vajza e mitur është e moshës nën 6 vjec dhe nuk është në shkollë ende, dhe se vetëm njëri prej personave të paraqitur është në Shkollë.

-Advertisement-

Tutje Ahmeti pohon se fëmijës i është ofruar ndihma psikologjike, si dhe nxënësi i shkollës për momentin nuk vijon mësimin punon me prindërit dhe psikologet.

Postimi i tij i plotë:

Për rastin e incidentit te shkolla Faik Konica të publikuar në portale!

Lajmi është publikuar me 15 Maj por ka ndodh.me 24 Prill. Ka qenë e shtune dhe jashtë hapësirave tê Shkollës. Vajza e mitur është e moshës nën 6 vjec dhe nuk është në Shkollë ende. Vetem njeri prej personave të paraqitur është në Shkollë.

Megjithatë, Shkolla e udhëhequr nga drejtoresha e ka trajtuar me seriozetin e njejte. Janë lajmëruar prindërit, Këshilli drejtues i shkollës, Këshilli i Prindërve, Qendra për Punë Sociale dhe Policia e Komunitetit. Fëmiut i është ofruar ndihma psikologjike! Po ashtu edhe nxënësi i shkollës i cili për momentin nuk vijon mësimin punon me prindërit dhe psikologet.

Videoja është dërguar anonimisht! Për shkak të privatësisë nuk do të deklarohemi më shumë për rastin. Çeshtja është më shumë për Policinë dhe Qendren për Punë Sociale. Kërkese e jona është që të ruhet privatësia sa më shumë, sepse personat e involvuar janë femijë dhe kanë nevoj për ndihmë psikologjike.

Shkolla dhe Drejtoria kan vepruar profesionalisht dhe shpejtë. Të gjitha veprimet në lidhje mw rastin janë ndërmarr brenda tri ditëve prej pranimit të videos. Pra prej 24-27 Prill!

Falenderoj edhe udhëheqësinë e Shkolles edhe Drejtorine e Arsimit ne krye me Shpresa Shala për reagimin e menjëhershëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera