Lajme

Shpend Ahmeti paralajmëron kallëzim penal për Qeverinë: Një njeri ka vendos me e suspendu një pjesë të ligjit

Autori: Gazeta inFokus 23:42 | 30 September 2021

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar kallëzim penal për Qeverinë e Kosovës pas arritjes së marrëveshjes për targat në Bruksel nd♪7rmjet vendit tonë dhe Serbisë.

“Meqenëse kjo nuk është marrëveshje ndërkombëtare dhe nuk është e ratifikuar a kam drejte unë si qytetar me dërgu kallëzim penal për qeverinë për lejimin e veturave me targa ilegale ne Republikën e Kosovës. Qeveria nuk ka të drejtë të vendos masa në kundërshtim me ligjet sepse është precedent i rrezikshëm. Sa e di unë asnjë ligj nuk ka ndryshu. Pra një njeri prej Brukselit ka vendos me suspendu një pjesë të ligjit|, ka shkruar ai.

Ahmeti ka thënë se në këtë mënyrë po dëmtohet shteti.

-Advertisement-

“Në Republikë kjo nuk ec. Nesër me të njejtën logjikë a mundet zv kryeministri me suspendu dënimet për shpejtësi për Komunën e Gjilanit. Marrëveshja edhe mund të jetë e mirë po mshelnu me letra se na shkoi shteti posht”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera