Lajme

Shpend Ahmeti ironizon me masat e qeverisë: Një kaçanikas mund të shkojë në Shkup, por jo në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 12 November 2020

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar sërish pas masave kufizuese që i ka marrë qeveria si përgjigje ndaj Covid-19.

Ai ka thënë se si pasojë e këtyre masave më të hapur janë kufijtë e jashtëm se ata të brendshëm, pasi që një kaçanikas pas orës 19:00 mund të shkojë në Shkup të Maqedonisë së Veriut por jo edhe në Prishtinë.

“Ja edhe një absurditet: Në qoftë se je nga Kaçaniku, mundeni me shku ne Shkup por jo në Prishtinë (pas orës 19). Kufijtë e jashtëm më të hapur se “kufijtë” e brendshëm”, shkruan Ahmeti në Facebook.

-Advertisement-

“Maqedonia dje ka pasur 1318 raste me Covid!”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera