Lajme

Shpend Ahmeti i pikëlluar nga humbja e profesorit të tij

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 26 March 2021

Vdekja e humoristit të njohur Rasim Thaçi ka pikëlluar shumë figura dhe liderë të njohur kosovarë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti është shprehur i mërzitur për vdekjen e ish-profesorit të tij të Edukatës Fizike.

“Para disa jave kisha kënaqësinë ti ndaj mirënjohje Profes për vepër jetësore në sport. Po, po sport. Para se të ishte Cima i ekraneve tona, profa ishte profesor i Edukatës Fizike edhe në shkollen time Xhevdet Doda. Fjalimin e pati të shkurtë e të sinqertë. I kishte lënë përshtypje shumë vlerësimi jonë edhe pse ishte vec një copë letër” ka shkruar Ahmeti në Facebook.

-Advertisement-

Ai thekson se raste të tilla kur humbin jetën personalitete të njohura na rikujton situatën e vështirë që po ballafaqohemi si pasojë e virusit.

Më tutje Ahmeti ka falënderuar Cimen për karrierën e tij humoristike duke thënë se na ka bërë të qeshim dhe të lumtur në çdo moment./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera