Lajme

Shpend Ahmeti flet rreth mbledhjes së Vetëvendosjes

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 15 January 2018

Anëtarët dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë dalë nga mbledhja në një pauzë të shkurtër, për të vazhduar pas 10 minutave.

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka thënë “Indeksonline” se ekziston një atmosferë e mirë brenda partisë dhe se ende është herët për të marrë ndonjë qëndrim rreth ndodhive të fundit.

“Atmosfera është e mirë. Po diskutohet, por ende nuk ka ndonjë qëndrim pasi që është herët dhe mbledhja pritet të zgjasë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Kujtojmë se i vetmi kandidat për kryetar të Vetëvendosjes është Albin Kurti. Ndërsa, partia ka muaj që është përballur me përçarje, ku krejt kjo kishte ndodhur gjatë periudhës sa Kurti po qëndronte në paraburgim. Në një bisedë të anëtarëve të VV-së në “Viber” tashmë ish-anëtarja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti e kishte quajtur Kurtin “m**”. Që atëherë brenda Vetëvendosjes kanë ndodhur disa dorëheqje, përfshirë ish-kryetarin Visar Ymeri, Frashër Krasniqi, Driton Çaushi, Zgjim Hyseni, e të tjerë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera