Fun & Video

Shpellës po i pakësohet oksigjeni, fëmijët e bllokuar prej dy javësh ngushëllojnë prindërit

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 07 July 2018

Shpellës po i pakësohet oksigjeni, fëmijët e bllokuar prej dy javësh ngushëllojnë prindërit

Dymbëdhjetë fëmijët e bllokuar prej dy javësh në një shpellë ku nivelet e oksigjenit sa vjen dhe ulen kanë shkruar një letër ngushëlluese për prindërit e tyre që i presin me ankth jashtë.

Ndër të tjera, në letrën e tyre fëmijët iu shkruajnë prindërve që të mos shqetësohen pasi ata janë të fortë dhe do mbijetojnë.

-Advertisement-

Shënimet e 12 lojtarëve nga Tajlanda përfshijnë edhe kërkesat e tyre për ushqim, përfshirë edhe pula të skuqura.

Një tjetër shënim i tyre për mësuesin:

“Mësues mos na jep shumë detyra shtëpie kur të dalim!.”


Ndërsa trajneri i djemve, me anë të një tjetër letre i shprehte keqardhje prindërve të 12 lojtarëve për incidentin që i la ata për më se dy jave të bllokuar.

Në letrën e tij, trajneri 25 vjeçar Ekkapol Chantaëong ndër të tjera siguron prindërit:

“Të dashur prindërit e të gjithë fëmijëve, tani të gjithë janë mirë, ekipi i shpëtimit po na trajton mirë.”

12 anëtarët e skuadrës së futbollit Ëild Boar u shpallën të zhdukur pasi nuk u kthyhen nga një stërvitje në natyrë. Ata u futën vetë në shpellën ku ndodhen aktualisht por, pastaj si filloi një shi i rrëmbyeshëm ata mbetën të bllokuar në brendësi.

Të 12 djemtë dhe trajneri i tyre u gjendën thellë brenda shpellës bashke me dy zhytës britanikë, të hënën, të kapur pas një shkëmbi pas 9 ditëve pa ushqim dhe ujë. Skuadra e futbollit dhe trajneri i tyre gjenden të bllokuar që prej 23 qershorit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera