Lajme

Shpejtim Bulliqi shkon për të votuar, por ka harruar letërnjoftimin

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 29 November 2020

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shkuar sot për të votuar, por ka harruar letërnjoftimin në veturë.

Bulliqi ka shkuar në qendrën e votimit për të shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar, por me vete nuk e ka pasur dokumentin e identifikimit.

Express mëson se Bulliqi ka harruar letërnjoftimin në veturën e tij.

-Advertisement-

Por, tashmë ai e ka marrë letërnjoftimin dhe ka votuar.

“Bashkë me bashkëshorten e kryejta obligimin qytetar. E dhashë votën për të ardhmen e komunës tonë. Ftoj qytetarët të votojnë për të ardhmen e tyre. Sot janë të barabartë të gjithë, ta shfrytëzojnë ditën të votojnë sepse vota është e barabartë. Ftoj të gjithë ta bëjnë punën me korrektësi dhe që procesi të shkoj mirë. Shpresoj që të fitoj më i miri, sa më shumë të dalin qytetarë në votim aq më shumë legjitimitet ka“, ka deklaruar Bulliqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera