Lajme

Shpejtim Bulliqi kandidat për kryetar të Podujevës (Video)

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 19 June 2017

Shpejtim Bulliqi shumë shpejt mund të ndërrojë partinë politike, duke kaluar në disa parti tjera ose të jetë kandidat i pavarur për të parin e Podujevës. Kështu deklaroi Bulliqi për Tribuna Channel.

Ai shtoi se nëse nuk i jepet hapësira brenda LDK-së do ta shtyjë ta mendoj seriozisht largimin nga kjo parti që ishte që nga themelimi i saj.

Ndërkaq, Bulliqi shprehu akuza të rënda ndaj kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe nënkryetarit Agim Veliu.
Ai tha se këta dy persona e kanë uzurpuar partinë, duke e menaxhuar kryekëput për interesa personale dhe financiare. Duke shtuar se këta të dy janë fajtorë për rezultatin e 11 qershorit./ Gazeta Tribuna/

-Advertisement-

Për më shumë ndiqeni kronikën:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera