Lajme

“Shpata e Argjendtë 2021”, i bën bashkë forcat e sigurisë dhe emergjencave të Kosovës dhe KFOR-in

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 23 September 2021

Forca e Sigurisë së Kosovës, që nga dita e marte e deri të enjten, së bashku me të gjitha institucionet e sigurisë dhe emergjencave të vendit kanë realizuar ushtrimin fushor “Silver Sabre 2021”, shkruan Gazeta Infokus.

Në ushtrimin fushor “Shpata e Argjendtë 2021”, kanë marrë pjesë: Këshilli i Sigurisë së Kosovës, FSK, KFOR-i, Policia e Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent, Komuna e Gjakovës dhe Kryqi i Kuq i Kosovës.

Në Ditën e Vizitorëve të Shquar, morën pjesë zv.ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Franco Ferderici, zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, zv. Komandanti i KFOR-it, gjeneralbrigade Gunter Schopf, shefi i Shtabit të KFOR-it, gjeneral brigade John P. Maier, drejtori i Ekipi Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës I NATO-s (NALT), gjeneral brigade Jörg Rüter, zv.drejtori i AME-së, Shefki Abdullahu, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini si dhe përfaqësuesit e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

-Advertisement-

Ky ushtrim organizohet çdo vit, nën drejtimin e KFOR-it në bashkëveprim dhe koordinim me institucionet vendore të sigurisë të nivelit qendror, rajonal dhe lokal, përveç vitin e kaluar për shkak të pandemisë COVID-19.

Me këtë rast, gjeneral Schopf, në cilësi të drejtorit të ushtrimit, në fjalën e tij para të pranishmëve, theksoi se fokusi i këtij ushtrimi, është që mësimet e nxjerra nga ky ushtrim duhet të shërbejnë për avancimin e përmbajtjes së Planit të rishikuar për Reagim Kombëtar” theksoi mes tjerash gjeneral Schopf.

Sipas tij, këtë vit, përgjegjësinë kryesore të procesit planifikues e ka bartur FSK dhe gradualisht, do të realizohet edhe tranzicioni i rolit udhëheqës të këtij ushtrimi te partnerët vendor.

Ai në fund falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për performancën e të gjithë pjesëmarrësve në të gjitha fazat e planifikimit dhe ekzekutimit të ushtrimit, duke veçuar rolin e veçantë të pjesëtarëve të FSK-së.

Nga ana e tij, gjeneral Cikaqi, në fjalën e tij, shprehur mirënjohjen e thellë për bashkëveprimin dhe koordinimin e shkëlqyeshëm me KFOR-in dhe institucionet tjera të sigurisë në vend në realizimin e suksesshëm të këtij ushtrimi.

Në fund ai theksoi se FSK, në kuadër të misionit dhe detyrave të saj ligjore, angazhohet vazhdimisht në mirëmbajtjen dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të vendit, në nivelin qendror, rajonal dhe lokal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera