Rozë

Shpallet Miss Globe 2017, ja kush është vajza që fitoi kurorën

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 04 November 2017

Pas një gare të gjatë me 55 bukuroshe nga e gjithë bota, përfaqësuesja e Vietnamit është shpallur Miss Globe 2017.

Ceremonia e mbajtur mbrëmjen e së premtes, në Parkun Olimpik në Tiranë, ka kurorëzuar me më të bukurën e globit bukuroshen e Vietnamit.

Miss Globe 2017 njohu këtë vit pjesëmarrjen më të lartë të vajzave të cilat përfaqësojnë vendet e tyre në këtë kompeticion bukurie të organizuar nga Deliart Association.

-Advertisement-

Khánh Ngân është një studente ekonomie dhe turizmi e cila objektiv të së ardhmes ka pikërisht këtë të fundit.

Pjesëmarrja në Miss Globe dhe kurora e më të bukurës ka qëllim të përhapë në të gjithë botën bukuritë e Vietnamit.

Në Vietnam, bukuroshja është zgjedhur ambasadore e turizmit, ndaj edhe këtë çmim ajo ia dedikon vendit të lindjes, bukuritë e të cilit do t’i përcjellë anekënd globit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera