Shpallet aktgjykimi kundër 13 të akuzuarve për bixhoz të paligjshëm
Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 18 October 2023
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër 13 të akuzuarve për veprën penale Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm – M.M, F.M, G.N, V.H, A.R, O.E, F.B, RR.B, Q.M, M.K, S.B, A.Q dhe A.H.
I akuzuari M.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite për veprën penale në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
I akuzuari F.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 vite për veprën penale në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
I akuzuari G.N është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muaj, për veprën penale në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”
Të akuzuarit V.H, A.R, F.B, RR.B, S.B, A.Q, A.H, janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muaj, secili veç e veç, për veprën penale Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm
Në bazë të nenit 44 paragrafi 1 të KPRK-së, me pëlqimin e të pandehurve dënimi me burg prej gjashtë muaj, do t’ju zëvendësohet në dënim me gjobë në shumë prej 5000 €, të cilin dënim do ta paguajnë në afat prej 15 ditësh, por jo më gjatë se tre muaj, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Obligohen secili i pandehur veç e veç, që ti paguajnë të gjitha shpenzimet e procedurës, në emër të paushallit gjyqësorë shumën prej njëqind euro, ndërsa shumën prej njëqind euro, për Fondin për Kompensimin të Viktimave të Krimit, të gjitha ti paguajnë në afat prej 15 ditësh, por jo më gjatë se tre muaj, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Gjykata konform nenit 363 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPPRK-së, ka marr aktgjykim lirues për të akuzuarin A.B, pasi që nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Gjykata konfrom nenit 362 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPPRK-së, ka refuzuar aktakuzën për të pandehurin O.E, pasi që prokurorja e kësaj çështje në fjalën përfundimtare është tërhequr nga aktakuza.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Të tjera
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...