Sport

Shorti i Kupës së Kosovës vë përballë dy super skuadra

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 16 February 2018

Pas përfundimit të ndeshjeve të rrethit të katërt të DigitAlb Kupës së Kosovës dhe ku u bënë të dituar skuadrat që u kualifikuan për çerekfinale sot u hodh shorti për ndeshjet çerekfinale, infokusi.

Në praninë e përfaqësuesve të klubeve Komisioni i Garave, Ismet Ahmeti kryetar, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi anëtarë u bë hedhja e shortit.

Të pranishmit në emër të FFK-së i përshëndeti zv. sekretari i sekretarit të përgjithshëm z. Arianit Ahmeti, i cili foli për rëndësinë e garave të kupës për skuadrat por edhe vet FFK-në dhe u urojë fat, për një garë korrekte, rivalitet e frymë sportive.

-Advertisement-

Shorti i hedhur sot deshti që të sjellë përball dy super skuadrat e elitës kosovare, Llapin dhe Prishtinën. Këto dy skuadra do të ndeshen edhe ditën e diel kur edhe fillon stinori praveror i Superligës së Kosovës.

Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen më 7 mars dhe palët rivale janë këto:

Llapi – Prishtina

Drita – Vllaznimi

Gjilani- Vushtrria

Drenica shkon pa lojë në gjysmëfinale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera