Lajme

Shoqëruesi i rrin gati Kurtit, nuk e lë as të përkulet për t’i rregulluar pantollonat

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 17 June 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës teksa shkonte të bënte nderime te pllaka në Parkun e të Pagjeturve, një detaj mjaft interesant u kap nga kamerat.

Kryeministrit po i rrinte gati shoqëruesi i tij, i cili në një moment kur vëren se pantollonat e tij s’janë në rregull, ulet dhe ia rregullon vet.

Pas nderimeve në një deklarim për media ai tha se për shkresën që kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti ia ka dërguar Serbisë, për të kërkuar hapjen e këtyre arkivave nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Nga Serbia nuk kemi asnjë përgjigje për letrën të cilën e ka dërguar Hoti për hapjen e arkivave atje në mënyrë që të merret vesh e vërteta dhe të mundësohet drejtësia”, tha Kurti.

-Advertisement-

Ndërsa, pas përfundimit të deklarimit Kurti u pa edhe teksa bënte fotografi me një qytetar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera