Lajme

Shoqërohet në Polici pasi në adresë të tij u dërgua marihuanë dhe ekstazi

Autori: Gazeta inFokus 08:57 | 16 September 2023

Të premten rreth orës 10:00 në Fushë-Kosovë, një person është shoqëruar në stacionin policor, pasi që në adresë të tij ishte dërguar një pako në të cilën kishte 97 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe 197 tableta substancë narkotike e llojit ekstazi.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Fushë Kosovë. 15.09.2023 – 10:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari  mashkull kosovar, pasi që në adresë të tij ishte dërguar një pako në të cilën kishte 97 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe 197 tableta substancë narkotike e llojit ekstazi. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera