Lajme

Shoqërohen 9 persona në polici për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 06 February 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë shoqëruar në stacionin policor nëntë persona të cilët janë kapur duke luajtur bixhoz në një lokal në Prishtinë në orën 4:00 të mëngjesit.

Sipas policisë sot rreth orës 04:00, në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, saktësisht në një lokal, policia ka hasë në 9 persona të cilët për Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, janë shoqëruar në stacion policor.

Përveç disa gjësendeve që lidhen me veprën e sipër shënuar, nga zyrtarët policor të stacionit Qendra, janë gjete dhe sekuestruar një armë zjarri, dy karikatorë dhe 14 fishekë.

“Personat e dyshuar janë intervistuar dhe u është inicuar rast për veprën, Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit, ndërkohë që për njërin nga të dyshuarit është iniciuar procedurë edhe për armëmbajtje pa leje. Me vendim të prokurorit të shtetit, të gjithë personat janë liruar në procedurë të rregullt’, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera