Shoqëria civile paralajmëron letër proteste drejtuar OKB-së
Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 29 May 2017
Disa organizata joqeveritare në Kosovë të cilat merren me integrimin dhe të drejtat e komuniteteve pakicë, kanë paralajmëruar se do t’i drejtojnë një letër proteste Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), për shkak të vendimit të Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres që kjo organizatë të mos i kompensojë pjesëtarët nga komunitetet rom, egjiptiane dhe ashkali, që pësuan nga helmimi prej mbetjeve të plumbit në kampet e ngritura nga UNMIK-u në veri të Kosovës.
Në vend të kompensimit dhe kërkim faljes, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka shprehur keqardhje për faktin se në kampet e ngritura nga UNMIK-u (administrata e OKB-së në Kosovë) në komunën veriore të Leposaviqit, disa personave u janë shkaktuar vuajtje të mëdha.
Në vend të kompensimit, Kombet e Bashkuara, sipas zëdhënësit të Guterres, Stephane Dujarric kanë vendosur që të krijojnë një “Fond Mirëbesimi”, i cili do të lehtësojë iniciativat bazë të komunitetit për të financuar “projektet e ndihmës”.
Por, drejtori i Organizatës Joqeveritare, “Avancojmë së Bashku”, Bashkim Ibishi thotë se Kombet e Bashkuara nuk kanë garantuar kompensimin dhe se për këtë çështje, së bashku me organizata tjera të shoqërisë civile do t’i drejtohen kësaj organizate me një letër.
“Ky projekti nuk garanton kompensim. Projekti nuk e zgjidh problemin e njerëzve të cilët kanë qenë të helmuar me plumb dhe të cilët kanë humbur anëtarët e familjeve të tyre “, ka thënë Ibishi.
Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch tha se Kombet e Bashkuara, “duke refuzuar të pranojnë abuzimet e tyre, minojnë seriozisht aftësitë e veta për t’iu bërë presion qeverive për shkelje të të drejtave të njeriut”.
Vitin e kaluar, një panel këshillimor i OKB-së i formuar për të shqyrtuar ankesat e bëra kundër Misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK), i bëri thirrje OKB-së të mbajë përgjegjës UNMIK-un që lejoi familjet rome t’i ekspozoheshin helmimit nga plumbi në kampet për personat e zhvendosur nga lufta e Kosovës në vitin 1998 dhe 1999. /REL
Të tjera
-
Lajçak në fund të mandatit shkon në Uashington: Krenar për bashkëpunimin BE – SHBA
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, vitin 2025 e k...
-
Grenell: SHBA kishte raporte të shkëlqyeshme me Rugovën, Thaçin dhe Hotin – vetëm me Kurtin janë në krizë
Për herë të parë në 35 vjet marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar...
-
Familja vendi më i rrëzikshëm për gratë: 58 gra u vrạnë për 14 vite në Kosovë, 3 prej tyre vetëm në vitin 2024
Një ndër problemet më të mëdha për gratë në Kosovë vazhdon të jetë dhuna e vr...
-
Dërgohet për trajtim në Turqi i lënduari nga shpërthimi aksidental i fishekzjarrëve në Prizren
I lënduari në Prizren më 31 dhjetor si pasojë i shpërthimit aksidental të fis...
-
LAJMI I FUNDIT: Termet në Kosovë
Një termet është regjistruar në Kosovë para 16 minutash. Termeti i regjist...
-
Trump kërkon shtyrjen e shpalljes së dënimit në rastin e blerjes së heshtjes
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar një...
-
Shtiu me ạrmë zjạrri në një aheng familjar, ftohet në polici një 53-vjeçar në Shtime
Policia ka bërë të ditur se ka pranuar një informatë se në fshatin Petrovë të...
-
Masa “detyrim paraqitje”, Berisha shkon në SPAK
Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në Prokur...
-
“Kuvendi më i dobëti deri më sot” – Dakaj: Edhe militantët më të flakët s’kanë qenë të kënaqur
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka thënë se kjo legjislatura ka qenë më e dobëta që k...
-
Haxhiu: Qeveria Kurti ka dështuar, zhgënjimi i qytetarëve u vërejt nga tubimi i zbehtë në Mitrovicë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë, Bekim Haxhiu komentoi në Frontal me...
-
Nga 1 shkurti ulet çmimi i energjisë në Shqipëri
Nga data 1 shkurt 2025, do të nisë një ulje e çmimit të energjisë elektrike p...
-
Justin Trudeau jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit të Kanadasë dhe pozita e liderit të partisë
Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka dhënë sot dorëheqjen si lider i Partis...