Shoqata e Trajnerëve pranohet në AEFCA
Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 11 January 2018
Shoqata e Trajnerëve të Futbollit të Kosovës është bërë pjesë e Aleancës Evropiane të Shoqatave të Trajnerëve të Futbollit (AEFCA), raporton infokusi.com.
Një vendim të tillë e ka marrë Bordi i AEFCA-s gjatë punimeve të simpoziumit katër ditor që u mbajt në Turqi, prej 7 deri më 10 janar.
Në këtë simpozium për herë të parë ka marrë pjesë edhe delegacioni i Shoqatës së Trajnerëve të Kosovës, në përbërje Ajet Shosholli, kryetar dhe Erdogan Celina dhe Valdet Shoshi, anëtarë të Bordit.
Gjatë këtij simpoziumi delegacioni i Kosovës është takuar me kryetarin e AEFCA-së, Walter Bagg dhe nënkryetarin, Fredi Fiorentini, të cilët edhe ua kanë kumtuar vendimin për anëtarësimin e Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit të Kosovës në këtë asociacion.
“Ky është një vendim shumë i rëndësishëm për shoqatën tonë, pasi tashmë do të jemi të barabartë me të gjitha shoqatat tona simotra në Evropë dhe do të jemi pjesëmarrës të çdo simpoziumi dhe aktiviteti tjetër që do të organizojë AEFCA”, ka theksuar kryetari i Shoqatës së trajnerëve, Ajet Shosholli.
Ai ka bërë të ditur se në punimet e këtij simpoziumi kanë ligjëruar trajnerë të njohur si Ioan Lupesku, Mircea Luçesku dhe Shenol Gunesh, derisa pjesë e panelit kanë qenë edhe futbollistët e njohur Samuel Eto’o dhe Pepe. /INFOKUSI.COM
Të tjera
-
Kusari -Lila thotë se Kosova “ndoshta” do të bëhet anëtarë e KiE para fundit të vitit
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë ë...
-
Abdixhiku thotë se Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore: Nëse ka merak, ia hapë një ministri për veriun dhe e bëj ministër
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në “Pressing” të ...
-
Allen: Rusia kërkon kaos dhe ndarje të Ballkanit Perëndimor
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Matoshi: Kurti s’vlen më si kryeministër për aleatët
Kohëve të janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme. Për o...
-
Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Osmani: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot Zëvendës Ndihmës Sekretare...
-
Bastisja në Veri, Policia sekuestron 1.6 milionë euro dhe mbi 637 mijë dinarë
Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë d...
-
Abdixhiku për darkën Kurti-Krasniqi: U rrahën me grushte e tash u bënë bashkë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha është shumë e ...
-
Kjo zonë parashikohet të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje pasditen e së martës
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...
-
Kërkohet ndihmë për shërimin e 18-vjeçarit, Argjend Jonuzaj nga Prizreni
Argjend Jonuzaj nga Komuna e Prizrenit ka nevojë për ndihmën tuaj. 18-...
-
VV e do të “unifikuar” opozitën për të shkuar në zgjedhje, PDK, LDK dhe AAK kanë dallime
Partia Demokratike e Kosovës u kërkoi të hënën partive politike parlamentare ...
-
Ceremonitë mortore për presidentin iranian do të nisin të martën e ardhshme
Ceremonitë mortore për presidentin iranian, Ebrahim Raisi, dhe shokët e tij d...