Lajme

Shoqata e Kërkim Shpëtimit aktivizon dronët për gjetjen e 78-vjeçarit nga Prishtina

Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 03 July 2026

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim po vazhdon me kërkimet për gjetjen e Xhafer Raqit, 78-vjeçar me banim në Bregun e Diellit, i cili është zhdukur që nga mëngjesi i djeshëm.

Kërkimet janë duke u zhvilluar në lagjen Taukbashqe të Prishtinës, ndërsa në një njoftim, Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim, ka bërë të ditur se kërkimi vazhdon, ndërsa janë duke përdorur edhe dronët.

Raqi vuan nga demenca dhe është zhdukur në orën 08:00 të së enjtes.

-Advertisement-

Familjarët kanë bërë thirrje që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij të lajmërojnë në numrin +383 44 737 900.

Ata poashtu kanë bërë të ditur se rasti është lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy