Lajme

Shokuese: Deri në 1 mijë euro po paguhen komisionerët që të vidhen votat

Autori: Gazeta inFokus 00:05 | 03 June 2017

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Bardhyl Meta ka theksuar se ka pasur vjedhje të madhe të votave në vitin 2014.

Ai ka thënë se vjedhje ka pasur edhe brenda partive politike. Madje, ka shtuar ai, se edhe komisionerët ia kanë  pranuar se ka pasur vjedhje të votave.

Në anën tjetër, kandidati për deputet nga Nisma për Kosovën, Milaim Zeka ka thënë se ka informacione që disa parti po paguajnë deri në 1 mijë euro komisionerët që të vjedhin votat.

-Advertisement-

“Kam informacione se disa prti, disa kandidatë po paguajnë deri në 1 mijë euro për komisionerët, në mënyrë që t’ua bëjnë votat”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera