Lajme

“Shoku i klasës” i kundërpërgjigjet Bashës: Ta vërtetoj ndash në prokurori ndash në gjykatë që kemi qenë bashkë në klasë

Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 12 September 2022

Në media janë publikuar dokumente të Bashës, ku tregonin se ai kishte qenë një nxënës i dobët, por më vonë kishte reaguar duke thënë se janë të shkolluar e të edukuar familjarisht, por nuk i ka mohuar notat e dobëta në shkollën e mesme.

Në tërë këtë debat është përfshirë Gafurr Abdullahu, i cili pretendon të jetë shok klase i z.Bashës.

Ai shkroi se Basha kishte besuar deri vonë se alfabeti i ka vetëm 27 shkronja.

-Advertisement-

“Bile, Dimalin e kam pasë shok të klasës. Kohë të gjatë ka mendu që alfabeti shqip i ka 27 shkronja”, kishte shkruar ai.

Për këtë deklaratë, Basha kishte thënë se është shpifje, ndërsa e kishte paralajmëruar se do ta padisë, duke përdorur madje edhe një gjuhë të ulët drejtuar shokut të tij të bankë e që Basha e ka mohuar se nihën.

Pas kësaj deklaratë ka reaguar sërish Abdullahu duke e publikuar edhe një fotografi së bashku me Bashën për të vërtetuar se kanë qenë shokë klase dikur.

“Po t’i dërgoj fotot me shallin e pinionierit të shokut Tito’s që ti dhe familja juaj e keni simpatizuar”, ka shkruar Abdullahu.

Për më tepër, ai i tha Bashës në një koment në Facebook se këtë e vërteton edhe në Gjykatë apo Prokurori.

Ndryshe, z.Abdullahu, në bazë të profilit të tij në Facebook, del të jetë përkrahës i Partisë Demokratike të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso

Të tjera