Sport

Shokohet Valon Berisha, ai nuk e priti këtë nga bashklojtari i tij(Foto)!

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 10 October 2017

Milot Rashica e ka bërë gafën e jetës gjatë intonimit të himnit të Kosovës, para ndeshjes ndërmjet Islandës dhe Kosovës, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2018, që po luhet në Reikjavik, shkruan zeri.info.

Në fakt, gjatë intonimit të himnit shtetëror të Kosovës, mesfushori kosovar e vendosi dorën në anën e djathtë të gjoksit, për dallim nga të gjithë bashkëlojtarët, që e vendosën në anën e majtë, atë të zemrës, që është edhe rregull në këtë rast.

Atë e shikon me habi bashkëlojtari Valon Berisha, siç shihet edhe në fotografi.

-Advertisement-

Me siguri, herën tjetër Rashica do ta përmirësojë këtë gabim.  /Zëri/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera