Lajme

Shokët e Luan Haradinajt nga PDK-ja vizitojnë familjen Haradinaj në Gllogjan (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 06 May 2017

Sot është shënuar 20 vjetori i rënies së heroit të kombit, Luan Haradinaj, i cili u vra më 6 maj të vitit 1997 në kufirin shqiptaro-shqiptar.

E kulla e Haradinajve në Gllogjan sot ka pritur mysafirë të shumtë, të cilët shkuan të vizitojnë familjarët e Luanit.

Po ashtu, ata kanë bërë homazhe edhe te varri i heroit duke nderuar veprën e tij, shkruan Indeksonline.

-Advertisement-

Në mesin e shokëve të shumë të Luanit, në Gllogjan sot ishin edhe deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, deputeti Rafet Rama dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, që të dy këta kishin qenë me Luanin më 6 maj 1997.

Po ashtu me ta ishte edhe deputeti tjetër i PDK-së, Shaip Muja.

Ata u pritën nga Hilmi Haradinaj, babai i vëllezërve Haradinaj, nga deputeti dhe vëllai i Luanit, Daut Haradinaj, nga Luani i ri, i biri i Shkëlzenit që mban emrin e axhës së tij, etj.

Sipas disa fotove të publikuar në rrjete sociale shihen shokët e Luanit bashkë me babain e tij dhe familjarët tjerë. /Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera