Lajme

Shoferi lë veturën dhe ik derisa polici po e gjobiste, në të gjendet kanabis

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 10 May 2024

Policia në Ferizaj ka nisur hetim pasi në veturën e një të dyshuari ka gjetur kanabis.

Njësiti patrullues e kishte ndaluar shoferin dhe derisa po i shqiptonte gjobë për kundërvajtje, ai bashkë me pasagjerin kanë dalë nga vetura dhe kanë ikur.

“Njësiti patrullues ka ndalur një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, dhe gjatë shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje, drejtuesi dhe një pasagjer kanë lënë veturën dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Në veturë dhe afër saj janë gjetur dhe konfiskuar; 3 bimë të dyshuara të llojit Kanabis dhe 5 vazo. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera