Lajme

“Shmangni notin vetëm…”, IKSHPK del me këshilla për pushuesit që shkojnë në det

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 17 July 2024

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka dhënë disa këshilla për pushuesit që shkojnë në det.

Nga IKSHPK thonë se pushimet ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme, por bëjnë thirrje për kujdes.

Në mesin e këshillave janë që pushuesit të përdorin krem me faktor mbrojtës nga dielli, të bartin syze, të konsumojnë sa më shumë ujë e të shmangin notin vetëm.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Këshilla për pushuesit që shkojnë në det

Pushimet ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme. Pavarësisht nga mosha apo aftësitë fizike, çdo pushues duhet të ketë mundësinë të shijojë kohën e tij pa shqetësime për rreziqet e mundshme.

Pushimet në det janë një mundësi e mirë për t’u relaksuar dhe për të kaluar kohë të mirë me familjen dhe miqtë, por që ato të jenë sa më të rehatshme dhe të sigurta për të gjithë, ndiqni këshillat si në vijim:

-Përdorni krem mbrojtës nga dielli! – Mbrohuni lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme të diellit.

-Pini sa më shumë ujë! – Qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës.

-Mbani syze dielli! – Mbroni sytë tuaj nga rrezet ultra violet.

-Shmangni notin vetëm! – Gjithmonë notoni me një mik ose nën mbikëqyrje.

-Kontrolloni kushtet e detit! – Respektoni sinjalet dhe paralajmërimet e plazhit.

-Mos harroni kapelën tuaj! – Mbroni kokën dhe fytyrën nga dielli.

Pushime të mbara!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera