Lajme

Shmanget incidenti me jahtin italian në Durrës

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 11 June 2022

Një jaht italian ka ngecur në cekëtinën e Durrësit mëngjesin e sotëm. Ngjarja është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, dhe salla operative e portit të Durrësit ka marrë sinjal për rënien në cekëtinë të mjetit turistik “Ziacanaia”. Në ndihmë i kanë ardhur kapiteneria e Portit të Durrësit, roja dhe policia kufitare që e ankoruan jahtin në kalatën 4 të portit.

6 antarët e ekuipazhit, shtetas italianë, nuk kanë pësuar lëndime dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

NJOFTIMI I AUTORITETIT PORTUAL DURRES
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, autoritet tona detare kanë marë sinjal për rënien në cekëtinë të mjetit turistik “Ziacanaia” që po lundronte nga Marina Punta Faro(Itali)🇮🇹 drejt vendit tonë🇦🇱. I menjëhershëm ka qënë reagimi i autoriteteve detare, Kapitenerisë së Portit, Rojes Bregdetare, Policisë Kufitare për dhënien e ndihmës për mjetin lundrues. Falë angazhimi të menjëhershëm dhe të emergjencave tona civile, është bërë e mundur dhënia e ndihmës dhe akostimi i jahtit në kalatën 4 të Portit të Durrësit.
6 antarët e ekuipazhit, shtetas italianë, janë në gjëndje të mirë shëndetësore, ndërsa ambulanca e APD-së ishte në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme shëndetësore🏥🚑.
#FSPD👏
#APD⚓️

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera