Lajme

Shkurtohet orari për komunarët që agjërojnë në Gjilan e Kamenicë, Mushkolaj: “Budallakinat s’ka të ndalun”

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 29 March 2023

Ndonëse Kosova është shtet laik, Komuna e Gjilanit ka marrë vendim që për muajin e Ramazanit, të gjithë zyrtarët që agjërojnë të punojnë një orë më pak.

E një vendim të njëjtë e ka marrë edhe Komuna e Kamenicës, para disa ditësh.

Kjo komunë teksa ka uruar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ka njoftuar se orari i punës për komunarët që agjërojnë do të jetë nga ora 09:00-16:00.

-Advertisement-

Për këtë vendim, ka reaguar edhe analisti Imer Mushkolaj. Sipas tij, “budallakinat s’ka të ndalun”, transmeton Paparaci.

“Edhe Luani i Kamenicës paska vendosë me iu dhonë pushim punëtorëve të administratës për Ramazan. Budallakinat s’ka të ndalun”, shkroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera