Lajme

Shkumbin Demaliaj ndalohet për 48 orë

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 27 September 2018

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Shkumbin Demaliaj është ndaluar nga policia e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën inFokus, avokati i Demaliaj, Arianit Koci.

Koci ka thënë se deputeti Demaliaj është ndaluar për 48 orë.

-Advertisement-

“Po u konfirmoj që Demaliaj me urdhër të Prokurorisë së shtetit ka ndalim 48 orësh”, ka thënë Koci.
Pak minuta më parë gazeta inFokus ka kontaktuar me deputetin, Shkumbin Demaliaj i cili e ka konfirmuar se është duke u intervistuar nga Policia e Kosovës.

“Jam në Polici duke u intervistuar me kërkesë të Prokurorisë”, ka thënë ai.

Ndërsa i pyetur nëse intervimi ka të bëjë me kërcimin që I ka bërë Blakajt, Demaliaj e ka pohuar.
“ Po rasti ka të bëjë me intervistën në të cilën e përmendur, Elez Blakajn”, ka përfunduar ai.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së i cili ka qenë dhe anëtar i Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Listave të Veteranëve të UÇK-së, javën e kaluar në një intervistë televizive ka thënë se nëse shteti nuk do të ndërmarrë diçka do të ndjek privatisht ish-prokurorin, Elez Blakaj.

Demaliaj së fundi është njëri nga të akuzuarit nga Prokuroria për fryrje të listave të veteranëve./inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera