Shkon në 57 numri i të vdekurve nga përplasja e trenave në Greqi
Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 02 March 2023
Numri i të vdekurve nga përplasja e trenave më 1 mars në Greqi është rritur në 57, raporton BBC.
Një tren me pasagjerë është përplasur me një tren mallrash në veri të Greqisë, duke lënë edhe mbi 100 tjerë plagosur.
Ministri grek i Transportit, Kostas Karamanlis ka dhënë dorëheqje “në shenjë respekti ndaj njerëzve që vdiqën në mënyrë të padrejtë”. Ai tha se ai kishte bërë “çdo përpjekje” për të përmirësuar sistemin hekurudhor të Greqisë, që sipas tij, “nuk nuk i përshtatet shekullit të 21-të”.
Ekipet e shpëtimit kërkuan deri në orët e vona të së mërkurës për të mbijetuar mes rrënojave të trenave, në atë që tashmë konsiderohet si përplasja hekurudhore më vdekjeprurëse e vendit.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, e quajti përplasjen e trenit të pasagjerëve dhe një treni mallrash “një aksident të tmerrshëm hekurudhor pa precedent në vendin tonë” dhe u zotua për një hetim të plotë dhe të pavarur.
Ai tha se duket se përplasja ishte “kryesisht për shkak të një gabimi tragjik njerëzor”, por nuk dha hollësi.
Autoritetet greke arrestuan drejtuesin e stacionit të trenit në qytetin e Larisës. Ata nuk e publikuan emrin e këtij personi apo arsyen e arrestimit, por drejtuesi i stacionit është përgjegjës për trafikun hekurudhor në atë pjesë të shinave.
Treni me rreth 350 pasagjerë ka qenë duke udhëtuar nga Athina për në qytetin verior të Selanikut. Shumë prej udhëtarëve ishihn studentë që ktheheshin nga festimet e karnavaleve./rel
Të tjera
-
Shahin Derivshaj: Edhe Mitrovica beson fuqishëm se me Bedri Hamzen kryeministër, Kosova do të bëhet 77 ma mirë
Kandidati për deputet nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin De...
-
I anulohet suspendimi gjyqtarit që ia ndërpreu arrestin shtëpiak Enver Sekiraqës
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka revokuar vendimin me të cilin gjyqtari ...
-
Kumanovë, paraqiten si policë dhe u marrin para qytetarëve
Në buletinin ditor të Ministrisë së Punëve të Brendshme, njoftohet për dy ras...
-
Trump: Do të vendosim tarifa për produktet e BE-së
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se do të vendosen tarif...
-
DnV: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale
Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim (DnV), ka mbajtur konferencën e tret...
-
Daut Haradinaj: Kudo në Kosovë po vërehet gatishmëria për ndryshim
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Krasniqi: Misioni ynë për një Kosovë ma të mirë, misioni i të gjithë qytetarëve
Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së, ka mbajtur mbrëmë një tubim me qytetarë më...
-
Ibishi: Në Klinë tash e 7 vjet e kemi dëshmuar se Aleanca angazhohet për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Ibishi me n...
-
Haxhimustafa Murseli nga tubimi në Rahovec: Programi i Bedri Hamzës angazhohet fuqishëm për përkrahjen e bizneseve dhe sektorit privat
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Albana H...
-
Tërmet në Shkup
Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-natyror në Shkup bëri të ...
-
Demhasaj: Në Lloqan dhe Pobërgjë u nderuam me mbështetje masive për të ardhmen
Kandidati i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës për deputet, Arton Demhasaj, po ...
-
Gjendet pa shenja jete një 25-vjeçar në Gjilan
Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të shtunë në Gjilan. Rastin...