Lajme

Shkon në 110 numri i personave që dyshohet se u helmuan në Malishevë

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 14 October 2023

Është duke u rritur numri i qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore pasi ata dyshohet se u helmuan në një lokal të ushqimeve të shpejta në Malishevë.

Ekipi i emergjencës në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë konfirmuan për Telegrafin se numri i qytetarëve të dyshuar për helmim ka arritur në 110.

“Po vazhdon të rritet numri, deri tani 110 qytetarë janë paraqitur. Kanë barkëqitje, të vjellura, dhe temperaturë”, konfirmuan ata.

-Advertisement-

Ndryshe, zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi  më herë konfirmoi për Telegrafin se kanë nisur inspektimet lidhur me rastin, ndërsa lokali është mbyllur përkohësisht.

“Sonte rreth orës 17:30 AUV Zyra Regjionale Prizren është njoftuar nga policia dhe organet komunale se disa pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore me shenja klinike të helmimit me ushqim. Koordinatori bashkë me Inspektorët Sanitarë të AUV-së menjëherë janë përgjigjur dhe kanë dalur në raste bashkë me policinë. Nga pacientët e shtrirë është marrë informata për emrin dhe adresën lokalit gastronomik ku janë shërbyer me ushqime. Ndërsa nga ekipi mjekësore janë marrë të dhënat mbi anamnezën e të shtrirëve, shenjat klinike për dyshimet në helmim”, tha ai.

Thaçi tha se gjendja e lokalit ka qenë jo e mirë, ndërsa policia ka njoftuar se ka arrestuar pronarin e lokalit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera