Lajme

Shkon mbi 762 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Autori: Gazeta inFokus 07:31 | 14 November 2021

Ka shkuar mbi 762 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA. Sipas universitetit John Hopkins me 2 mijë e 860 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit, numri total i viktimave shkoi në 762 mijë e 538.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 46,99 milionë, me 138.086 raste të reja. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,99 milionë raste të konfirmuara dhe 73.014 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 225,6 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, mbi 194,7 milionë dozën e dytë dhe mbi 27 milionë kanë marrë 3 doza.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera