Lajme

Shkon i dehur në shtëpi, burri në Pejë rrạh gruan

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 20 January 2025

Një burrë në Pejë dyshohet se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë viktima ka pësuar lëndime të lehta ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera