Lajme

Shkollave në Kosovë nuk iu intereson vendimi i Qeverisë, vazhdojnë pushimin 

Autori: D.Geci 10:41 | 30 November 2020

Vendimi i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që dita hënë të mos jetë ditë pushimi, nuk iu ka bërë përshtypje një numri të madh të shkollave në Kosovë.

Rreth 90 për qind e shkollave nuk kanë hapur dyert, duke lidhur kështu pushimin për ndër të ditës se 28 nëntorit.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Infokus, Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashar.

-Advertisement-

“Ajo se çka mund të them është se ne jemi duke kontaktuar me kryetarët e sindikatës në nivel arsimorë dhe kemi kontaktuar deri me tani me 18 komuna, ku shihet nëse e marrim në përqindje dikun 90 për qind e kanë zbatuar qëndrimin e SBASHK-ut që sot të jetë pushimi, në shenjë respekti të ditës se flamurit”, ka thënë Jashari.
I pari i SBASHK-ut i cili kishte kërkuar që e hëna të jetë ditë pushimi, ka thënë se në shkollat e Prishtinës, Skenderajt, e Drenasit nuk është zbatuar thirrja e tij plotësisht.
“Ky 10 për qindëshi vjen që Prishtina, Drenasi, Skenderaj aty këtu, ka shkolla që kanë hapur dyert sot. Mirëpo edhe atje nuk është ndonjë mësim, sepse numri i nxënësve është i vogël poashtu edhe numri i mësimdhënësve”, ka bërë të ditur ai për Gazetën Infokus.

Përderisa Komunat që ju kanë përgjigjur vendimit të SBASHK0-ut, janë Suhareka, Kamenica, Hani i Elezit, Ferizaj e Peja.

“Komuna që kanë zbatuar 100 për qind vendimin tonë është Suhareka Kamenica, Hani i Elezit, Ferizaj, përveç në një shkollë, si dhe në Pejë. Do të thotë që një pjesë e madhe e komunave e kanë respektuar” deklaroi Jashari për Infokus.

Kujtojmë që të Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se dita e hënë, 30 nëntor do të jetë ditë e rregullt pune.

Në njoftim thuhet se në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti Covid të ndërmarra nga Qeveria/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera