Lajme

Shkollat riciklojnë librat e papërdorshme

Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 22 October 2022

Librat shkollorë që dolën jashtë funksionit në shkollën fillore “Ismajl Qemajli”, janë ricikluar pas formimit të një komisioni, brenda këtij institucioni arsimor.

Të gjitha ato tekste që u ricikluan ishin të dëmtuara, ose të plotësuara në rastin e fletore-punëve në lëndët e ndryshme.

Për riciklimin e tyre në këtë institucion arsimor thonë se e njoftuan edhe Ministrin e Arsimit, pasi është punë e përvitshme që bëjnë.

-Advertisement-

Nga i gjithi ky proces, shkolla fillore “Ismajl Qemajli” grumbulloi rreth 400 euro, për të cilat drejtoresha Shpresa Shala thotë se do të përdorën për nevoja të shkollës.

Një punë të ngjashëm për të gjitha librat që nuk do të përdorën më, pritet ta bëjnë edhe në shkollën fillore “Dardania”.

Sipas drejtorit Isak Begaj, plotësimi, dëmtimi e ndryshimi i shtëpive botuese të librave që do të përdorën këtë vit, i ka shtyrë të bëjnë një hap të tillë.

Ndërsa, librat që kanë mbetur në stoqet e kësaj shkolle janë sistemuar në librarinë ndihmëse që në raste kur me të vegjlit i humbasin apo ndryshojnë shkollë, të kenë një alternativ tjetër për t’u pajisur me to.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera