Shkollat nëpër botë/ Fëmijët i kthehen mësimit mes masash të ndryshme
Autori: Gazeta inFokus 07:05 | 02 September 2020
Një vit i ri shkollor si asnjë tjetër i pret fëmijët e shumë vendeve në këto kohë pandemie. 12.4 milionë të mitur në Francë i rikthehen mësimit pas pushimeve të gjata verore. Presidenti Emmanuel Macron theksoi se sfidat mbeten të mëdha, por i bëri thirrje të gjithëve që thjesht të tregojnë të njëjtën ndjenjë përgjegjësie si muajt e fundit.
“Mos u frikësoni”, ishte mesazhi që i përcolli prindërve ministri i arsimit, Jean-Michel Blanquer, ndërsa pas rritjes së beftë javën e kaluar, vendi këtë të hënë shënoi një rënie të infektimeve të reja.
Në Rusi, 1 shtatori shënon tradicionalisht fillimin e shkollës dhe dita e sotme nuk përbën ndonjë ndryshim. Vetëm se nuk do të mbahen kremtimet e përhershme tradicionale, teksa numri i infektimeve atje po i afrohet një milionëshit. Në Itali, do të ketë një metër distancë mes nxënësve në klasa, ose mbulim të fytyrës aty ku largësia nuk është e mundur.
Kapaciteti i transportit publik është rritur në 80% për t`i mundësuar fëmijëve rikthimin nëpër klasa. Në Belgjikë, 1.2 milionë fëmijë i kthehen mësimit mes rregullave që diktojnë ajrosjen e rregullt të ambjenteve dhe maskat të detyrueshme për nxënës e mësues. Fëmijëve në Poloni u është vënë si detyrim larja e duarve.
Por ndërsa në Britaninë e Madhe ka nisur rikthimi i nxënësve nëpër klasa, 17% e prindërve thonë se nuk do t`i çojnë fëmijët e tyre në shkollë. Edhe pse frika e koronavirusit është fashitur në qytetin ku nisi gjithçka, Wuhan të Kinës, 1.4 milionë nxënës atje ulen në bankat e shkollës mes një serie masash parandaluese, që përfshijnë kontrollin e temperaturës në hyrje.
Të tjera
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...