Lajme

Shkollat e Gulenit do të vazhdojnë punën në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 10 April 2018

Mësuesit u arrestuan dhe  brenda ditës u deportuan në Turqi.

Por duket që kosovarët nuk do të plotësojnë edhe dëshirën e dytë të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shkruan Infokusi.com.

Shkollat private turke që operojnë në Kosovë nuk do të mbyllën, kështu së paku ka konfirmuar për Infokusi, këshilltari i ministrit, të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Valmir Gashi.

-Advertisement-

Gashi ka thënë se nuk kanë pranuar kërkesë për mbylljen e shkollave turke.

‘MAShT nuk ka pranuar asnjë kërkese të tillë’, ka thënë Gashi për Infokusin.

Ai ka shtuar gjithashtu se shkollat e Gulenit në Kosovë janë duke punuar normalisht sikurse të gjithë institucionet e licencuara nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

‘Çdo institucion arsimor i licencuar nga MAShT është duke punuar konform ligjeve tona ne fuqi’, ka thënë ai.

Kujtojmë që në njërën nga shkollat e Gulenit në Kosovë ka ndjekur mësimet edhe Endriti, djali i presidentit të vendit, Hashim Thaçit.

Por ai nuk ishte i vetmi, aty mësuan edhe fëmijët e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqit, ish- ministrit të Ekonomisë,  Ahmet Shala, ish- ministrit të Mbrojtjes Agim Çekut, ish-ministrit të Shëndetësisë, Ferit Aganit,ish- ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj, edhe fëmijët e kryeparlamentarit të Kosovës Kadri Veseli.

Madje edhe vet presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan pati deklaruar se në këtë shkollë mësojnë fëmijët e njerëzve më të rëndësishëm në Kosovë.

“A shkollohen aty fëmijët e njerëzve të rëndësishëm në Kosovë? Ju po e bëni llogarinë tani. Llogarinë mos e bëni tani, llogarinë bëjeni për 10 vjet, 20 vjet pas. Këta i kanë bërë hapat e tyre 40 vjet më parë dhe tani filluan t’i korrin rezultatet”, ka thënë Erdogan.

Mëngjesin e 29 marsit në Kosovë, u arrestuan gjashtë turk, drejtues dhe profesorë të shkollave private turke. Të njëjtit gjatë ditës u depërtuan për në Turqi.

Mbrëmja e asaj nate mblodhi krerët e shtetit kosovare po askush nga ta nuk e pranonte se qenë i informuar për këtë ngjarje që ka ndodhur gjatë ditës./INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera