Lajme

Shkolla “Lidhja e Prizrenit’’ në Deçan e filloi mësimin zyrtarisht sot

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 26 September 2022

Shkolla e mesme e ulët në Deçan ‘’Lidhja e Prizrenit’’ ka vendosur ti bashkëngjitet shkollave të qyteteve tjera që janë duke e zhvilluar procesin mësimor.

Kjo shkollë njoftoi zyrtarisht se prej sot do të nis procesin mësimor ku njoftimin e bëri të ditur drejtori kësaj shkolle, Qazim Maloku, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në  ‘’Facebook’’, tha se pas diskutimit mes mësimdhënësve të kësaj shkolle dhe pas analizës së bërë u mor vendimi që mësimi të filloj.

-Advertisement-

‘’Njoftohen nxënësit dhe prindërit që pas një analize dhe  diskutimi të mbajtur të premten me mësimdhënësit e shkollës sonë me 23.9.2022 u vendos që mësimi të fillojë të hënën me 26.09.2022!. Ne, njëzëri u dakorduam që grevën ta përkrahim me protestë në rrugë para hyrjes së shkollës nga mësimdhënësit e të dy ndërrimeve, duke filluar në 12:15 deri në 12:45 çdo ditë pune deri në realizimin e kërkesave  tona të parashtruara nga SBASHK-u! Organet e policisë në Deçan  janë të njoftuar me protestën dhe kohën e mbajtjes. Me respekt  drejtori i shkollës !’’, ka bërë të ditur Maloku përmes postimit të tij në “Facebook”.

Duke kujtuar se jemi në javën e fundit të shtatorit dhe greva e nisur më 25.08.2022 nga Sindikatat e Bashkuara të Arsimit ende është duke vazhduar.

Numri i shkollave që thyen grevën është mjaft i vogël ku deri më tani vetëm 11 shkolla po e zhvillojnë procesin mësimor, 7 prej të cilave janë në Gjakovë.

LEXO: Sa shkolla kanë bojkotuar grevën në arsim?

Ndërkaq gjatë këtyre javëve të grevës janë zhvilluar tre takime mes udhëheqësve të shtetit dhe sindikalistëve.

Takimi i parë ishte zhvilluar mes Presidentes Vjosa Osmani dhe kreut të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli.

Ndërsa takimi i dytë ishte në mes të kryeministrit Albin Kurtit dhe kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj.

E takimin e tretë e kishte thirrur kryesindikalistja e Arsimit në Evropë Susan Flocken, e cila vizitoi Kosovën me qëllim ndërmjetësimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të SBASHK-ut, Rrahman  Jasharajt.

Por që në asnjë nga këto takime nuk u arrit ndonjë rezultat pasi që SBASHK-u nuk hoqi dorë nga kërkesat e tyre, ndërsa Qeveria nuk i ofroi më shumë se gjysmën e asaj që po kërkon SBASHK-u./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera