Lajme

Shkolla Finalndeze sjellë revolucion në arsimin kosovar, lanson programin Impact në gjuhën shqipe

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 31 January 2024

Shkolla Finlandeze po vazhdon të sjellë inovacion në arsimin Kosovar, duke e lansuar programin Impact.

Kështu ka njoftuar, Alejtin Berisha, i cili tha se me këtë program po ju mundësohet qindra familjeve në Kosovë t’i shkollojnë fëmijët në sistemin numër një në botë, e krejt kjo në gjuhën e tyre amtare.

“Sot, përmes Impact Program, po ju mundësojmë qindra familjeve në Kosovë, me i shkollu fëmijët e tyre në sistemin #1 në botë, në gjuhën shqipe dhe me çmim të përballueshëm! Përmes programit Impact, po i hapim dyert për të gjithë!”, ka shkruar Berisha.

-Advertisement-

Gjithashtu, ai ka thënë se më Shkollën Finlandeze kanë arritur ta vendosin Kosovën në hartën botërore e cila ka kulmuar me shfaqjen e shkollës ne gjigandin botëror CNN, për një vit si CNN Highlight.

“Modestinë anash, me Shkolla Finlandeze kemi be revolucion ne arsim jo vetëm ne Kosove, por edhe me gjere. Shkollën e se ardhmes, e kemi sjelle ne Kosove. E kemi vendos shkollën dhe Kosovën në hartën botërore e cila ka kulmuar me shfaqjen e shkollës ne gjigandin botëror CNN, për rrafsh 1 vit si CNN Highlight!”, ka shkruar tutje Berisha./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera