”Shkolla është me pare”, ‘strategjia’ për t’i nxjerrë fëmijët romë në rrugë
Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 01 November 2023
“Mami po më thotë se shkolla është me pare”, i tha Kiksit një 7-vjeçar që kërkon lëmoshë.
Të tilla deklarime nuk janë të padëgjuara e as të rralla, ashtu siç nuk janë të rralla as semaforët e qoshet e kryeqendrës e qyteteve të tjera të Kosovës, ku fëmijë të moshave të ndryshme vërsulen drejt makinave për të fituar ndonjë cent, pasi shtrinë dorën në kërkim të lëmoshës.
E të shpeshtë janë edhe pamjet e fëmijëve me shishe plastike në duar, në përpjekjet e tyre që të sigurojnë mbijetesë, duke larë xhamat e makinave, që nga ato më të lirat e deri te më të shtrenjtat.
Dikush thotë se punon për vete, por në të shumtën e herëve ata janë fëmijë të keqpërdorur nga të tjerët e edhe nga familjet e tyre, ku në vend që të jenë në bankat shkollore, ata u ekspozohen rreziqeve enorme.
Fenomen ky i shndërruar në një dukuri shqetësuese edhe për autoritetet, pasi këta fëmijë de fakto kanë braktisur edhe bankat shkollore.
Kamerat e Kiks Kosovës, në ditët e fundit të tetorit, kanë përcjellë dhe intervistuar disa prej tyre, të cilat, ani pse fëmijë, mistifikojnë historitë e braktisjes së shkollave.
E tillë është edhe historia e këtij 9-vjeçari, i cili thotë se vjen nga shteti fqinj, Shqipëria, jeton në Ferizaj, por çdo ditë shihet në rrugët kryesore të Prishtinës.
Historia e tij nis nga rrëfimi se shkolla është me pagesë, pasi ai i beson asaj që thotë se është rrëfimi i së ëmës, deri sa lë në harresë rrezikun që i kanosët çdo ditë e në çdo moment nga veturat që nga mëngjesi e gjer në darkë.
Të qëndruarit në rrugë e lë ata shpeshherë edhe pa ngrënë asnjë gjë, tashmë ka kaluar mesditën, për të qenë më të saktë ora shënon mes 14-15, por 9-vjeçari s’ka ngrënë asgjë prej kur ka zbardhur dita e sotme.
Të tjera
-
Krasniqi: VV-ja sulmon bizneset e mëdha, pasi ato duhet të merren vetëm me gjëra të vogla
Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka bërë një përmbledhje se çfarë ka tregu...
-
“Krerët e prokurorisë kanë vdekur për së gjalli” – Kurti eskalon me sulmin ndaj Prokurorisë
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar ...
-
77 i PDK-së në Vajnikë: Emocionet çdo ditë e më të forta nga mbështetja kaq e madhe
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës me numër 77...
-
“E ka trashë zanin – tash po i jep zor – me i thanë HE çka ki? Unë foli mos me i lanë këta budallët e mi… – Valon Syla imiton Kurtin
Gazetari Valon Syla ka komentuar zhvillimet e fundit në KPM. Syla thotë s...
-
Policia bastisje në veri, gjen granata dore e municion – arrestohet një person
Sot, Policia e Kosovës kanë kryer kontrolle në Mitrovicë të Veriut, ku janë g...
-
Haradinaj nga SHBA: Vitomirica dhe Rogova, shembull i mbështetjes për Kosovën Fituese
Lideri i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30 dhe Lista Ideal, Ramush Hara...
-
Shkëlqim Devolli me kongresistë dhe ekipin e ngushtë të Presidentit Trump, në përgatitjet ceremoniale
Sipërmarrësi i njohur kosovar, Shkëlqim Devolli, po qëndron në Shtetet e Bash...
-
Dervishaj në udhëtim me rininë: Takim i paharrueshëm, diskutuam për 77 probleme e 77 zgjidhje për ta
Kandidati për deputet me numër 77 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës,...
-
Genc Prelvukaj për herë të parë tregon rrëfimin interesant se si Hashim Thaçi e ftoi në PDK
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Genc Prelvukaj ka fol...
-
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e BMW X-5 në Kaçanik, e shiti jashtë vendit
Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 23.10.2024, rreth orës 21:10, në sta...
-
Lista- Cilat vende kanë ndaluar përdorimin e TikTok dhe pse?
Gjykata e Lartë e SHBA-së la në fuqi këtë të premte ligjin që do të ndalojë a...
-
Bedri Hamza në Istog: Për studente dhe studentë, 25 milionë euro çdo vit bursa studentore
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qyt...