Shkolla “Emin Duraku” e pasigurt, prindërit: Nuk i çojmë fëmijët aty
Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 09 December 2019
Dita ka nisur me protestë në shkollën “Emin Duraku” godina e së cilës pësoi dëme pas tërmetit të 26 nëntorit. Prindërit kanë kundërshtuar vendimin për të vijuar mësimin në godinën e shkollës. Aktualisht në shkollën “Emin Duraku” është mbyllur vetëm godina ku zhvillonin mësim klasat e fillore, dhe mësimi do të kryhet te godina e 9-vjeçares. Ky vendim është kundërshtuar nga prindërit, të cilët kanë firmosur një peticion drejtuar Ministrisë së Arsimit, duke theksuar se nuk do të çojnë fëmijët në këtë shkollë deri sa t’u vihet në dispozicion certifikata e sigurisë për gjendjen e fizike të godinës së shkollës.
Prindërit thonë se kanë zhvilluar edhe një takim me drejtoreshën e shkollës “Emin Duraku” e cila iu ka thënë se nuk e ka dokumentin e ekspertimit të godinës, e cila sipas saj ndodhet në Ministrinë e Arsimit.
Ndërkohë prindërit thonë se nuk i është treguar një akt ekspertizë e dytë, që të vërtetojë se rreziku në godinën e shkollës të ketë kaluar, në adresë të tyre ka mbërritur vetëm një mesazh nga drejtoria e shkollës në të cilin thuhet:
Të dashur prindër,
Shqetësimi juaj këto kohë ka qenë edhe shqetësimi ynë, pasi vetëm së bashku ne mund të kapërcejmë çdo vështirësi, duke krijuar për fëmijën tuaj kushte dhe mjedise të sigurta për vazhdimin e procesit mësimor.
Nesër fëmija juaj do të nisë mësimin në shkollën ‘Emin Duraku ‘.
Atje do të gjejë një staf të përkushtuar, me mësues, psikologë, oficerë sigurie, të cilët do të kujdesen që fëmija juaj të harrojë pamjet tronditëse të fatkeqësisë që sapo kaluam, duke iu rikthyer ritmit të zakonshëm të të nxënit.
Atje do të gjejë gjithashtu miqtë dhe shokët e vet, do të gjejë ngrohtësinë e mësuesve, me të cilët do të vazhdojë të ngjitë…
Ndërkohë në procesverbalin e Institutit të Ndërtimit të kryer më 3 dhjetor thuhet se shkolla ka dëmtime në struktura, ndaj dhe duhet pezulluar aktiviteti, deri kur të bëhen përforcimet e nevojshme.
Të tjera
-
Dakaj: Ramush Haradinaj për tre ditë zhvillojë takime në SHBA më shumë se Albin Kurti e Donika Gervalla për 4 vite
I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar ta...
-
Jeta Rafuna në Prishtinë: Të punojmë fortë për fitoren tonë të madhe me 9 shkurt
Kandidatja me numrin 45 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeta Raf...
-
Kolgeci: Atmosfera e festës së madhe të 9 shkurtit sonte filloi edhe në Malishevë
Kandidati për deputet nga LDK, Selman Kolgeci, ka ndarë pamje nga tubimi në M...
-
Limanaj: Malisheva e mobilizuar për fitoren e LDK-së
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arbe...
-
Dervishaj: Edhe Tërsteniku i Drenasit, meriton me kanë 77 herë më mirë
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj ka v...
-
Haradinaj në Irzniq: Krenar me këta bashkëvendas që asnjëherë nuk ju ndanë idealit të Kosovës
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Bedri Hamza nga Barileva: Në çdo fshat dhe lagje të Prishtinës, mesazhi është i qartë: Ma mirë!
Bedri Hamza e ka mbyllur ditën e sotme me nj tubim në Barilevë të Prishtinës....
-
Dervishaj: Bashkë Kosovën do ta bëjmë 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj ka p...
-
Hamza kërkon vota në Kamenicë, premton autostradë nga Gjilani deri te Dheu i Bardhë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza mbajti tubim me qytetarët e ...
-
Zotimi në Mitrovicë: Haradinaj premton rindërtimin e Xhamisë së Ibrit
AAK me partnerët e koalicionit, sot mbajti tubim me qytetarët e Mitrovicës. ...
-
“Na nuk merrmi me zanin e tij tmerrues, po merrmi me programin tonë”- Mërgim Lushtaku kritikon qasjen e ashpërt të Albin Kurtit
Në emisionin “Podcast me Shkëlzen Dakaj“, ku i ftuar ishte kandid...
-
Bedri Hamza: Kamenicën do ta lidhim me autostradë, Kamenica mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me qyt...