Lajme

Shkolla e parë e Ferizajit mbulohet nga mbeturinat

Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 26 May 2019

Demolimi i trashëgemisë  kulturore në Kosovë vazhdonë të mbetet një problem i kulturës kosovare.

Në gjendje të mjerueshme është edhe objekti i shkollës së parë në Ferizaj, e cila daton nga viti 1928.

Ky objektë jo vetëm që nuk ruhet nga institucionet vendore, por ai është shnderruar në një deponi mbeturinash, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Lidhur më këtë gjendje të kësaj shkolle ka reaguar edhe deputeti i Vetvendosje, Valon Ramdani.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka thënë se Agim Aliu për përfitime elektorale e partiake ka lënë objektet e trashëgimisë kulturore në gjendje të mjerueshme.

“Por këto qytete udhëhiqen nga persona të përgjegjshëm, të ndershëm e të vendosur e jo nga persona të tillë si z. Agim Aliu, i cili për përfitime elektorale e partiake ka lënë objektet e trashëgimisë kulturore në gjendje të mjerueshme, desha të thoja në mëshirë të fatit, por jo, sepse edhe fatin po ia përcaktojnë vetë. Si në rastin e objektit të shkollës së parë shqipe në Ferizaj, objekt ky që daton që nga viti 1928, por që është shëndrruar në vend për deponimin e mbeturinave, është demoluar në vazhdimësi, janë vjedhur instalimet elektrike, janë thyer dyert e dritaret, e i është vënë zjarri disa herë”, ka shkruar Ramadani.

Ai gjithashtu i ka bërë thirrje ministrit të kulturës, Kujtim Gashit të zgjohet nga gjumi.

“Këto mure nuk e meritojnë të rrënohen sepse brenda tyre është historia e gjeneratave të tëra, prandaj edhe po qëndron e fortë.Ne jemi të vendosur që ky objekt të mos ketë fatin e njejtë si të maternitetit të parë në Ferizaj.Prandaj i bëjë thirrje Ministrit të Kulturës – z. Kujtim Gashi të zgjohet nga gjumi.Është ironike që një objekt i cili është shpallur që nga viti 2015 objekt i mbrojtur i trashëgimisë kulturore të lihet pa mbrojtje.Zgjohu Ministër! Duam Punë, e jo Fjalë!” ka përfunduar ai.

Më poshtë gjeni postimin e plotë.

Trashëgimia kulturore ka një vend shumë të rëndësishëm në shoqëri, e brenda trashëgimisë kulturore janë edhe objektet e vjetra, pasi zbulojnë gjithçka për një popull, tregojnë për mënyrën e jetesës, autenticitetin apo ndikimin e kulturave tjera, luftërat, konfliktet, gjendjen ekonomike e përparimin përgjatë viteve.

Janë njohja e nevojshme dhe e domosdoshme e çdo shoqërie.

Në çdo qytet evropian e reja bashkekziston me të vjetrën, ku objektet e vjetra përveqëse shpallen monumente të mbrojtura janë edhe pika atraksioni për çdo turist.

Por këto qytete udhëhiqen nga persona të përgjegjshëm, të ndershëm e të vendosur e jo nga persona të tillë si z. Agim Aliu, i cili për përfitime elektorale e partiake ka lënë objektet e trashëgimisë kulturore në gjendje të mjerueshme, desha të thoja në mëshirë të fatit, por jo, sepse edhe fatin po ia përcaktojnë vetë. Si në rastin e objektit të shkollës së parë shqipe në Ferizaj, objekt ky që daton që nga viti 1928, por që është shëndrruar në vend për deponimin e mbeturinave, është demoluar në vazhdimësi, janë vjedhur instalimet elektrike, janë thyer dyert e dritaret, e i është vënë zjarri disa herë.

Pra po, po e pregadisin për rrënim, por aktivistët tanë për disa ditë me rradhë me ndihmën edhe të punonjësve të kompanisë ” Pastërtia ” pastruan hapësirat e këtij objekti.

Këto mure nuk e meritojnë të rrënohen sepse brenda tyre është historia e gjeneratave të tëra, prandaj edhe po qëndron e fortë.

Ne jemi të vendosur që ky objekt të mos ketë fatin e njejtë si të maternitetit të parë në Ferizaj.

Prandaj i bëjë thirrje Ministrit të Kulturës – z. Kujtim Gashi të zgjohet nga gjumi.

Është ironike që një objekt i cili është shpallur që nga viti 2015 objekt i mbrojtur i trashëgimisë kulturore të lihet pa mbrojtje.

Zgjohu Ministër! Duam Punë, e jo Fjalë!

Mosnjohja e së kaluarës dhe mosruajtja e saj do të thotë rrënim i së ardhmes./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera