Lajme

Shkolla e Diasporës në Kosovë përfundon aktivitetet

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 25 June 2018

Në Prizren është mbajtur ceremonia përmbyllëse e Shkollës së Diasporës në Kosovë, ku u tha se arsimi në Kosovë ka nevojë për ndryshim të kurrikulave pasi që shkollat profesionale duhet të jenë më afër tregut të punës.

Drejtoresha në “Germin”, Liza Gashi u shpreh se qëllimi i kësaj shkolle ishte lidhja e diasporës me vendin amë.

“Ideja ka qenë me lidh diasporën  me Kosovën” u shpreh Gashi.

-Advertisement-

Përfaqësuesi nga GIZ, Beqir Lahu u shpreh se përmes kësaj shkolle nxënësit kanë mësuar shkathësi të shumta e ndikojnë në ndërtimin e karrierës.

“Jemi duke trajnuar njerëz brenda kompanive” shtoi Lahu.

Drejtori i Drejtoratit të Arsimit në Prizren, Skënder Susuri shprehu se sfidë për arsimin në Kosovë mbeten korrikulat e shkollave profesionale që po e pengojnë edhe lidhjen e të rinjve me tregun e punës.

Sipas Susurit pajisja me kabinete dhe teknologji si dhe mjetet e duhura për shkollat profesionale në këtë qytet mbetet prioritet i arsimit në Prizren.

Kurse, përfaqësuesja nga komuna e Malishevës, Blerta Krasniqi u shpreh se kjo shkollë u ka dhënë mundësi të rinjve në diasporë që të njohin edhe pjesë tjera të Kosovës siç është qyteti i Malishevës.

Ajo tutje ka kërkuar që Shkolla e Diasporës në Kosovës t’i ketë në fokus më të madh bizneset.

Të pranishëm në ceremoninë përmbyllëse të shkollës së diasporës në Kosovë ishin edhe dy nxënës të kësaj shkolle, Shpat Myftari nga Luksuemburgu dhe Albana Hoti nga Malisheva të cilët u shprehën se përmes kësaj shkolle kanë përfituar shkathtësi të shumta që i ndihmojnë komunitetit.

Shkolla e Diasporës në Kosovë ka nisur punimet e saj në gusht të vitit 2017 implementuar në Malishevë dhe Prizren nga German Cooperation, GIZ dhe nga kompania “Germin”, ndërsa gjithsej kanë ndodhur 26 aktivitete dhe kanë përfituar 730 persona./Gazeta Fokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera