Sport

Shkodran Mustafi drejtë Serie A-së?!

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 21 September 2020

Shkodran Mustafi është pranë kalimit të tij në Serie A, shkruan Gazeta inFokus.

Lazio dhe Napoli janë dy klubet italiane që kanë shfaqur interesim për mbrojtësin e Arsenalit, i cili ka kontratë edhe një vit.

Londinezët janë të gatshëm të pranojnë oferta, madje sipas raportimit të Calciomercato, Lazio po e konsideron prioritet për fazen e mbrojtjes futbollistin shqiptar.

-Advertisement-

Topçinjtë do të lejoni largimin e Mustafit për një shumë rreth 14.5 milionësh, por problemi qëdron tek paga e tij e lartë pasi thuhet që reprezentuesi i kombëtares gjermani përfiton 4.3 milionë si pagë vjetore, ndërsa Lazio janë të gatshëm t’i ofrojnë kontratë pesë vjeçare më përfitime prej 2.5 milionë euro./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera