Lajme

Shkodër/ Qeni fle mbi varrin e pronarit, që ka ndërruar jetë

Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 30 October 2022

Të gjithë e dimë që qeni është kafsha më besnike e njeriut dhe këtë tashmë na e vërteton edhe rasti i mbërritur së fundmi nga Shkodra.

Siç shihet nga videoja e mëposhtme, nga varrezat e qytetit të Shkodrës, një qen është duke fjetur mbi qivurin e pronarit të tij, që ka ndërruar jetë pak kohë më parë.

Pamjet kanë mbërritur nga një qytetar, i cili thuhet se i sheh çdo ditë këto pamje.

-Advertisement-

Videoja është mjaft emocionuese dhe tregon edhe njëherë se si kjo dashuri, e qenit dhe pronarit të tij është vërtet si në filmin Hachiko.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera